Prezantimi i të dhënave digjitale

Këshillat për prezantim sa më të suksesshëm:

1. Duhet të përdorim llojet e të dhënave në varësi të mesazhit që duam të japim
Kur diskutojmë dhe shfaqim të dhënat tona në një prezantim, kemi për qëllim të japim një mesazh në
bazë të këtyre të dhënave. Për shembull, nëse krijojmë një imazh ku duam të paraqesim ofertën verore
të një bar-restoranti, nuk mund të vendosim si sfond një pamje të një mali, sepse na bie ndesh me
mesazhin që duam të paraqesim.

2. Duhet të përdorim sa më pak numra
Çdo numër që ndodhet në prezantimin tonë duhet të jetë aty për një arsye të fortë dhe jo thjesht
informacion jo i rëndësishëm. Kur një numër shfaqet në prezantim, duhet ta sqarojmë se cili është
kuptimi i atij numri dhe pse i kemi kushtuar rëndësi. Si përfundim duhet të përdorim tabela vetëm nëse
është shumë e nevojshme, përndryshe nuk sugjerohet të përdoren.

3. Duhet t’i ndajmë të dhënat në disa faqe
Një nga gabimet e shpeshta që mund të ndodhë në një prezantim është vendosja e tepërt e informacionit
në një faqe. Kjo gjë e lodh syrin e audiencës (ndjekësve të prezantimit), duke sjellë si pasojë humbjen e
përqendrimit dhe një prezantim jo të vlefshëm.
Në fotografinë e mëposhtme do të ishte më mirë që të bënim katër faqe për çdo grafik dhe jo të gjithën
në një faqe.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

4. Përdorimi i imazheve
Sa herë që kemi mundësi, duhet të përdorim imazhe. Imazhet tërheqin vëmendjen, ndërsa shifrat
shpesh e humbin atë. Imazhet duhet të përzgjidhen në mënyrë që të shfaqin atë që duam të shprehim.

5. Të dhëna sa më tërheqëse
Të dhënat tona mund të jenë në disa forma, si: numër, tekst, imazhe etj. Mënyra se si do t’i shfaqim
këto të dhëna, është ajo që bën ndryshimin nëse do të kemi apo jo sukses. Duhet t’i kushtojmë rëndësi
ngjyrës që përdorim për tekstin dhe numrat.
Duhet pasur kujdes edhe lloji i shkrimit, në mënyrë që të jetë sa i qartë dhe tërheqës.