Problemet që shfaqen gjatë punës në kompjuter dhe zgjidhja e tyre

Kompjuteri punon ngadalë
Një nga problemet më të shpeshta në ditët e sotme është kur kompjuteri ynë punon në mënyrë të ngadaltë, duke e bërë gati të pamundur punimin normal në të. Shkaku kryesor për këtë problem
është mungesa e mirëmbajtjes nga ana jonë. Ndër shkaqet e tjera përmendim:
• të dhënat në kompjuter janë të fragmentuara;
• regjistri i kompjuterit është i korruptuar;
• në sistem janë futur viruse, spyware, adware etj.;
• prezenca e programeve të tjera që nuk i përdorim.

Zgjidhja e problemeve
Zgjidhjet për këto probleme janë të shumta, por ne do përmendim më kryesoret:
• defragmentimi i hard diskut të kompjuterit tonë me shërbimin nëpërmjet sistemit të operimit (Disk
Defragmenter) ose me një program të instalueshëm, si: Disk Defrag, Pririform Defraggler, MyDefrag etj.;
• pastrimi i regjistrave me një nga programet e shumta, si: Ccleaner, Auslogics Registry Cleaner, Reg Seeker etj.;

• instalimi në kompjuter i një aplikacioni për pastrimin e programeve: spyware, adware, malware. Këtu mund të përmendim disa nga programet: Malware bytes, Adware Removal Tool, Spybot Search &
Destroy etj.;
• ngarkimi i programeve të panevojshme, të cilat hapen bashkë me sistemin e operimit gjatë ndezjes së kompjuterit. Për këtë qëllim, klikojmë në Start – Run – Msconfig – Startup dhe më pas çaktivizojmë programet që nuk na nevojiten.

Ndihma Help Center
Problemet me të cilat ne përballemi në përditshmërinë tonë janë të llojeve të ndryshme, por këtu
përmendëm ato më kryesoret. Për sa i përket problemeve që nuk i kemi prekur në këtë libër, ka mënyra
shumë të thjeshta ku të marrim informacion dhe të kërkojmë ndihmë për çdo lloj rasti që na shfaqet.
Për të adresuar çdo nevojë që mund të ketë përdoruesi, kompanitë e pajisjeve elektronike kanë krijuar atë që quhet Help Center, ku mund të marrim informacion për çdo pajisje të kompanisë dhe çdo problem që del nga përdorimi i asaj pajisjeje. Help Center mund të aksesohet në forma të ndryshme, si lokalisht nga pajisja, ashtu dhe në faqen online të kompanisë përkatëse.
Nëse në kompjuterin tonë (PC) do të shtypim tastin F1, automatikisht na hapet Windows Help Center. Nëse ky tast shtypet brenda një programi të caktuar, do të na shfaqet ndihma për atë program specifik. Help Center gjendet dhe online në çdo faqe të kompanisë përkatëse, për shembull:
Microsoft: https://windows.microsoft.com/en-us/windows/support; Apple: https://support.apple.com/ etj.
Në këto faqe mund të kërkojmë për çdo problem që na shfaqet në kompjuter, ku eksperti i kompanisë do të na japë ndihmën e kërkuar brenda një kohe të shkurtër.