Projekt

2.7 Ndërtimi i bazës së të dhënave të një biblioteke si edhe ndërtimi i formave dhe i raporteve

Kërkohet të ndërtohet një bazë të dhënash e cila ruan informacione rreth librave, kategorive të tyre, Shtëpisë Botuese, nxënësve dhe shpërndarjes së librave. Për librat do të ruajmë fushat: ISBN e librit, titullin, autorin, çmimin dhe përshkrimin. Për Shtëpinë Botuese do të ruajmë fushat: kodin dhe emrin e saj. Një shtëpi botuese boton shumë libra, ndërsa një libër botohet vetëm nga një Shtëpi Botuese. Librat ndahen në kategori. Për shembull: libra shkencorë, romane etj. Për kategoritë ruajmë kodin dhe përshkrimin e tyre. Libri i përket një kategorie, ndërsa një kategori përmban shumë libra. Baza e të dhënave ruan informacione edhe për nxënësit dhe konkretisht kodin e nxënësit, emrin dhe mbiemrin e tij, klasën, gjininë, vendlindjen, datëlindjen, telefonin dhe adresën e email-it. Një nxënës merr disa libra nga biblioteka, ndërsa një libër mund të merret nga disa nxënës në kohë të ndryshme. Kjo tregon që kemi lidhje shumë më shumë midis këtyre dy tabelave për të cilën do të ndërtojmë një tabelë të re të emërtuar tabela e shpërndarjes e cila jepet më poshtë:

tedhena

Duhet të kemi kujdes në lidhjet midis tabelave, kryesisht ato të tipit një me shumë.

1. Përcaktoni emrat e tabelave që ju duhen për këtë bazë të dhënash.

2. Përcaktoni fushat e secilës prej tyre dhe tipin e të dhënave.

3. Përcaktoni lidhjet midis tabelave dhe i ndërtoni ato.

4. Përcaktoni çelësat primarë dhe të huaj.

5. Krijoni diagramin e lidhjeve.

6. Realizoni shtimin e disa rekordeve në tabelat e krijuara.

Ndërtoni query-it e mëposhtme:

1. Gjeni të gjitha kategoritë e librave.

2. Gjeni emrat e nxënësve që kanë lindur në Korçë.

3. Gjeni cilët libra ka botuar secila shtëpi botuese.

4. Afishoni emrat e nxënësve, të cilët kanë lindur në vitin 2004.

5. Sa nxënës të vitit të dytë janë të regjistruar në bibliotekë?

6. Sa herë është marrë libri “TIK” në bibliotekë?

7. Sa herë është marrë libri “TIK” në bibliotekë nga nxënësit e vitit të dytë?

8. Cili është autori i librit “TIK”?

9. Për nxënësin “Alis” të afishohen të gjitha librat që ka marrë.

10. Gjeni titullin e librit, kategorinë e tij dhe shtëpinë botuese.

11. Për të gjitha librat të gjendet sa herë është marë secili prej tyre.

12. Gjeni librat të cilat fillojnë me gërmat “TI”.

13. Gjeni sa libra ka marë secili nxënës?

Ndërtoni format e mëposhtme:

1. Për secilën nga tabelat e ndërtuara krijoni nga një formë e cila bën të mundur hedhjen e të dhënave.

2. Ndërtoni një formë e cila bën të mundur modifikimin e të dhënave të nxënësve.

3. Ndërtoni një formë e cila bën të mundur fshirjen e nxënësve.

Ndërtoni raportet e mëposhtme:

1. Ndërtoni një raport i cili afishon emrat e nxënësve dhe librat që ata kanë marrë.

2. Ndërtoni një raport i cili afishon kategoritë dhe librat e çdo kategorie.

3. Ndërtoni një raport i cili afishon emrat e nxënësve dhe sasinë e librave që ata kanë marrë.

4. Ndërtoni një raport i cili afishon titujt e librave që mbarojnë me a.

5. Ndërtoni një raport i cili afishon emrat e nxënësve dhe librat që ata kanë marrë.

6. Disa prej raporteve të krijuar të formatohen ndryshe.