PYETSOR PROFESIONAL

Lenda:”Sherbime ne motorret e mjeteve te transportit”.
“Sherbime elektrike-elektronike ne mjetet e transportit”
Klasa 12/13 Niveli II/III Mesuesi lendes: Ing. VOJSAVA DELILAJ
Kapitulli ” Diagnostikimi i sistemeve kompjuterike me paisje
vetediagnostikuese”
Grupi A
1.Cili eshte roli i sistemeve kompjuterike ne automobil?Cilat jane avantazhet
e perdorimit te tyre?
Shumica e ketyre sistemeve jane sisteme vete-diagnostikuese.
AVANTAZHET:
1.Rrisin saktesine e punimit te sistemeve te motorrit e automobilit.
2.Rrisin mundesine e saktesine e diagnostikimit.
3.Rrisin fuqine dhe veprimin e menjehershem te paisjeve e agregateve.
4.Sigurojne karikim cilesor te baterise.
5.Ulen humbjet e lendes djegese.
6.Rritet komoditeti dhe siguria ne automobil.
2.Ceshte sensori MAP?Cfare roli kryen ai ne sistemin e injektimit te lendes
djegese ?
MAP-eshte sensori i presionit absolut te ajrit te vendosur ne kolektor thithje,pra lexon vakumin
dhe presionin nepermjet nje tubi te lidhur me k.thithjes,kundrejt nje presioni te
paracaktuar.Kompjuteri i perdor keto te dhena si tregues te ngarkeses se punes se motorrit,per
te pershtatur perzierjen djegese me sinkronizimin e shkendijes elektrike.KUJDES!nuk duhet
ngaterruar me sensorin e vakumit,i cili lexon ndryshimin midis vakumit dhe presionit
atmosferik.Sensori MAP jep sinjal tensioni,nepermjet nje elementi silikon apo qeramike,qe
ndryshon sipas presionit.Gjate akselerimit,,kompjuteri e perdor MAP ,per uljen e presionit ne
k.th.dhe ndryshon keshtu pozicionin e valvoles ( farfalles ),si rrjedhim ndryshojne pulsimet ne
injektor e distributor.
3. Cilat jane kontrrollet fillestare ne MDB,para se te arrime ne konkluzionin ,se
sistemi injektimit te lendes djegese,nuk eshte ne rregull?
– Bateria,eshte e ngarkuar plotesisht?
– sistemi i ngarkimit dhe i leshimit punon ne rregull?
– siguresat a jane ne rregull/
– kabllot a jane te lidhura drejt dhe jo te perdredhura?
– linjat e vakumit jane te lidhura ne rregull?
– sistemet e kontrrollit te gazeve a punojne sakte?
– niveli antifrize?
– MDB ne kushte te mira mekanike
– lenda djegese e cilesise se mire
– perberesit e shperndarjes se shkendijes elektrike te jene me lidhje te rregullta dhe pa
korrodime

– sinkronizimi baze dhe shpejtesia e xhirove boshe te kollodokut te jete sipas rekomandimeve.
4. Cilat jane kontrrollet qe behen ne sistemin e dergimit te ajrit?
kontrrolli i sistemit te ajrit perfshin, krisjet,lidhjet e tubave per te evituar rrjedhjet e ajrit.
Shkaqet e nje pune jo te rregullt te sistemit jane te lidhura me:
1. harxhimin e lendes djegese
2. leshimin e forte( ashper) te motorrit.
Rradha e punes:
* heqim tubin e hyrjes ajrit nga sensori MAP,nga ana si pjate e sensorit.
* kontrrollojme sensorin per ngecje ose demtim,ku ne gjendje te rregullt ai duhet te levize
lirshem dhe te mos beje zhurme.
* kontrrollojme sensorin edhe ne pune, ( sensori hapur ),duke e mbajtur celesin e ndezjes ne
pozicionin ON ,por pa leshuar motorrin dhe nese pompa elektrike nuk punon kalohet ne :
– kontrroll percjellesash me anen e nje ohmetri,per vlerat e rezistences,si dhe lidhjet elektrike.
5. Cilat jane testet qe i behen injektoreve ?
Injektori lendes djegese eshte i ngjashem me nje valvol soenoid vepruese te lendes djegese.
Nje injektor i difektuar shkakton:
– leshim te forte
– humbje te presionit te lendes djegese
– fikje te motorrit ,kur kemi rrjedhje ne injektor…..prandaj nje injektori te difektuar i behet:
1. Testi i tensionit,pra eshte duke marre sinjal nga ECU-ja,me nje testues llampe qe lidhet me 2
kontaktet e injektorit,nese ka tension nga ECU atehere ne llampe duket nje drite,nese
jo,kontrrollohen qarqet ne cdo injektor,duke kontrrolluar bobinen e cdo injektori me ohmeter.
2. Testi i ballances,qe percakton nese injektori eshte i bllokuar,behet gjithmone pas testit te
tensionit,pra nese elektrikisht injektori eshte ne rregull.
6. Fol per servisin e sistemit te kontrrollit te avujve te benzines.
1.Testi i sistemit te pastrimit te avujve ,me anen e te cilit matet kalimi i lendes djegese te
avulluar,brenda ne motorr
2. Testi i presionit te sistemit te avujve,kontrrollon sistemin per rrjedhje ne atmosfere.
* kontrrollohen filtri ne kapakun e rezervuarit,edhe kapaku testohet nese ka probleme vakumi,
* pastrohet e zevendesohet filtri ne dhomen e avujve,
* kontrrollohen tubat e vakumit per konsum,plasaritje,zbutje dhe nese pas testit te solenoidit te
valvoles vakumit nuk ruhet vakumi atehere solenoidi valvoles zevendesohet.
7. Cfare mundet te shkaktojne difektet ne EGR?
difektet ne EGR ( valvola e riqarkullimit te gazeve),mundet te shkaktoje:
1. punim te paballancuar ne punen pa ngarkese te motorrit
2. harxhim te lendes djegese
3.detonacion….etj.
8. Servisi i sensorit te O2.Papastertite,kontrrolli dhe testimi tij.
sensori gabon ne punen e tij,nese ai bllokohet nga karboni dhe nese punojne pasi e kane kaluar
afatin e sherbimit te tyre atehere ata shkaktojne:
1. humbje fuqie ne motorr
2.rrahje te forta ne xhiro boshe
3.perzierje djegese te varfer
4.Gaze te shtuara ne dalje

Saktesia e leximit te tij varet nga kalimet e ajrit ne k.thithje e ne ate te shkarkos.Keshtu nje
mosflakerim i kandeles ben qe O2 i padjegur te kaloje me gazet e daljes dhe si rrjedhim sensori
jep lexim fallco.
Nje test i shpejte i behet per te pare nese sensori vepron ndaj ndryshimit te p.djegese .Keshtu
behet me anen e heqjes se nje tubi te madh vakumi i ngjashem me valvolen PCV.Kjo mase
shtese e ajrit mundet te vere ne prove sensorin e O2 per te sinjalizuar kompjuterin qe te
pasuroje p.djegese,per te kompesuar rrjedhjen e ajrit.Pas kesaj tensioni qe do te prodhoje
sensori do shkoje ne vlerat 0.3-0.4 V ,per te sinjalizuar nevojen per me shume l.djegese,te te
rregullohet raporti,per shkak te humbjes se vakumit,apo shteses se ajrit.
* N.q.s.tekniku do te bllokoje ajrin qe thithet ne filtrin e ajrit ,kjo do te krijoje p.djegese te
pasur,ne kete rast tensioni qe prodhon sensori do te shkoje 0.8-0.9 V.Kjo gjendje do te percillet
ne kompjuter me nje sinjal qe i pergjigjet nje p.djeg.shume te pasur,ose qe tregon se masa e
ajrit qe hyn ne dhomen e djegies eshte e pamjaftueshme..
Qe sensori te lexoje sakte duhet pastruar nga papastertite,Pb,karbon,,silikon etj,te cilat hiqen
duke e vene ne pune motorrin me xhiro te larta dhe me tubin e madh te vakumit hequr.
Nese tensioni qe prodhon sensori eshte ne rregull atehere kontrrollohen telat,bashkueset ne
qarkun e sensorit.Nese do ta zevendesojme duhet shume kujdes ne stakimin e kabllit negativ te
baterise dhe cvidhosjes te bashkuesit,duke ndare keshtu sensorin nga qarku.Kurre nuk duhen
hequr vetem telat,sepse e demtojme qarkun ,sepse sensori mundet te kete nje percjelles me
lidhje te perhershme.
9. Trego raste te vepruesve /solenoide ne sistemet e motorrit.
1. solenoidi sistemit leshimit (motorrinos)
2.solenoidet e EGR
3. solenoidi i valvoles vakum
4. solenoidi i komandimit te ajrit
5.solenoidi i filtrit te karbonit
6.solenoidi i kontrrollit te perzierjes djegese
10. Cilet jane tre komponentet kryesore te sistemeve kompjuterike?Cfare roli ka
secili prej tyre?
SENSORET-japin informacion mikrokompjuterit (paketen ECU) per punimin e motorrit apo
automobilit.( kushtet e punes)
MIKROKOMPJUTERAT- analizojne keto te dhena dhe llogarisin nje pergjigje ne perputhje me
keto kushte.
AKUATORET (vepruesit) qe jane solenoide apo motorre te vegjel DC -merr sinjal nga
mikrokompjuteri
11. Ceshte sensori i pozicionit te motorrit?Cfare roli kryen ai?
ky sensor i tregon ECU shpejtesine e xhirove motorrit dhe castin kur pistoni eshte ne PSV.Te
dhenat e tij perdoren per te vendosur sinkronizimin e ndezjes dhe komunikimi me ECU behet
me anen e sinjaleve te tensionit.Njihet edhe me emrin bobina marrese pick-up e
distributorit,sensor i pozicionit te kollodokut ose te boshtit me gunga.
12.Cilat jane problemet kryesore te sistemeve kompjuterike,kontrrollet paraprake?
Kontrrolli paraprak permban shikimin per shenja te prishjeve si:tela te lire,te
pashtrenguar,humbje e vakumit ne tuba,pjese te demtuara fizikisht….etj
13. Cfare pyetjesh ngre nje arsyetim i sakte teknik ,per problematikat ne motorr?
1.Komprimimi eshte ne rregull?

2.Sistemi i ndezjes funksionon sic duhet?
3.Fuqia ,prodhojne te gjithe cilindrat njesoj,sipas karakteristikave te nje pune normale?
4.Cfare permbajne gazet ne dalje,sa eshte % e tyre?
5. Zbatohet rregulli i shkendijes elektrike dhe i avances?
14. Trego emra sensoresh qe perdoren ne qarqet kompjuterike ne sistemet e
motorrit.
1.sensori i temperatures se ajrit ( termostat)
2. sensori i temperatures ftohes ( ka shume funksione),vendoset ne koken e motorrit.
3. sensori pozicionit te motorrit
4. sensori i goditjeve
5. sensori i O2
6. sensori MAP
7.sensori i vakumit
8.sensori i pozicionit te valvoles TPS( tek motorret me injeksion benzine apo me karburator
elektrik).
15. Si kontrrollohen komponentet e sistemeve kompjuterike?Cilat jane menyrat e
kontrrollit?
1. testimi tyre me paisje digitale VOM voltohmeter digital
2. me zevendesim te pjeseve te qarqeve
3. kontrroll me sy