Realizimi i prezantimeve me anë të PowerPoint-it

PowerPoint është programi më i përdorur në botë për krijimin e prezantimeve (slideshow) dinamike. Vetë programi është pjesë e paketës Microsoft Office.
Prezantimet në PowerPoint përbëhen nga faqe (slide) të cilat mund të përmbajnë animacione, imazhe, video etj. Kur hapim PowerPoint-it për herë të parë, do të na shfaqet dritarja kryesore.
Klikojmë në opsionin Blank Presentation për të krijuar një prezantim të ri bosh.

 

Komandat dhe funksionet e menuve të programit PowerPoint

Menuja Home
Në pamje të parë, PowerPoint-i na shfaq në shiritin e komandave grupet e komandave që janë pjesë e menusë Home (Home Tab). Komandat janë të ngjashme me ato të progamit Microsoft Word, si: Copy, Paste, ato të formatimit etj. Komanda New Slide shërben për të krijuar një faqe të re.

Menuja Insert
Kur klikojmë në menunë Insert, na shfaqen grupet e komandave që na lejojnë të vendosim: imazhe, tabela, grafikë, tekst dhe video.

 

Menuja Design
Në grupin e komandave që ndodhen në tabin Design (Design Tab) bëjmë zgjedhjen e temave (themes) që na ofrohen nga vetë programi. Tema është një kombinim i paracaktuar ngjyrash, shkrimesh dhe efekteve, të cilat na ndryshojnë pamjen e të gjithë prezantimit me një klikim.

 

Menuja Transition
Në menunë Transition mund të zgjedhim mënyrën e lëvizjes ndërmjet faqeve.

 

Menuja Animation
Në menunë Animation mund të bëjmë animimin e objekteve të ndryshme, si: tekst, imazhe dhe çdo objekt tjetër që bën pjesë në prezantimin tonë. Animacionet në PowerPoint përdoren për të tërhequr vëmendjen në pjesë të veçanta të prezantimit.