Ruajtja dhe modifikimi i tabelave në Access 2016

Struktura e mësimit 2.3 TIK

    -përcakton çelësin primar;
    -identifikon avantazhet e çelësit primar;
    -ruan dhe emërton tabelën e krijuar;
    -lidh tabelat me njëra-tjetrën;
    -modifikon të dhënat në tabelë.
çelës primar, tabelë, rekord.
Në vitin e ri shkollor janë shtuar në program shumë aktivitete kulturore. Ndërtoni një tabelë të re për të shtuar këto aktivitete në databazën ekzistuese të shkollës. Si realizohet kjo?
Aftësohet në krijimin dhe modifikimin e tabelave në Access.
    1. Çfarë kuptoni me çelës primar? Cilat jane veçoritë te tij? Po avantazhet?
    2. Si bëhet ruajtja e një tabele?
    3. Si realizohet lidhja midis tabelave?
    4. A mund të përcaktohet në tabelën e nxënësve si çelës primar vetëm fusha që përmban emrin dhe mbiemrin? Pse?
    5. Shtoni dhe ndryshoni të dhënat në tabelën e listës së notave.

2.3 Ruajtja dhe modifikimi i tabelave në Access 2016

Primary Key zakonisht do të jetë numër p.sh. 789, tekst ose kombinim numrash dhe gërmash.
Avantazhet e çelësit primar:
– Access-i krijon një indeks për Primary Key, i cili sjell rritjen e performancës gjatë kërkimit të të
dhënave në queries si dhe në veprimet e ndryshme matematikore.
– Gjatë shtimit të informacionit të ri, Primary Key nuk lejon të futen rekorde të reja me të njëjtën
vlerë të Primary Key si tek rekordet ekzistuese. Ekzistenca e tij na siguron për rekorde unike në
tabelë.
– Gjithashtu ai shërben për të krijuar lidhjet midis tabelave.

Ruajtja e tabelës së krijuar
Pasi kemi shtuar emërtimet e të gjitha fushave, ose disa prej tyre, mund ta ruajmë tabelën nga tab-i File
dhe klikojmë Save/Save As, zgjedhim Save Object As. Në opsionin Save As, vendosim emrin e tabelës.
Tabelën dhe ndryshimet që bëjmë gjatë dizenjimit mund t’i ruajmë në çdo moment duke klikuar Save. Pas ruajtjes, tabela është e gatshme për përdorim dhe mund ta hapim duke klikuar dy herë mbi të, ose duke e zgjedhur dhe duke shtypur tastin Open me të djathtën e mausit. Pra, ruajtja e tabelës bëhet në mënyrë të njëjtë si në programet e tjera të paketës Office.

ruajtaj tab

Lidhja midis tabelave
shw table

relationship 1 relationship

Shtimi dhe ndryshimi i të dhënave në tabelë

Për të shtuar një rekord të ri, mund të ndjekim një nga këto hapa:
• Në tab-in Home, klikojmë butonin New në rubrikën Records
• Klikojmë butonin New (blank) record tek tastet për lëvizjen nëpër tabelë
• Me butonin e djathtë ta mausit zgjedhim New Record.

tab shtim