Scratch

Çfarë është Scratch-i?

Scratch-i është një gjuhë programimi, e cila të jep mundësinë e krijimit të historive interaktive, animacioneve dhe lojërave të ndryshme. Scratch-i ofron mundësinë e shpërndarjes së
projekteve të zhvilluara në të gjithë botën. Kur nxënësit krijojnë animacione me Scratch, ata mësojnë të mendojnë në mënyrë kreative, punojnë në mënyrë bashkëpunuese dhe arsyetojnë në mënyrë sistematike. Scratch-i është krijuar nga grupi i kërkimit në Laboratorin e MIT Media.

 

 

Si mund të përdoret Scratch-i?

Scratch-i mund të aksesohet online nëpërmjet adresës: https://scratch.mit.edu/. Në mënyrë që projektin që kemi krijuar ta shpërndajmë që të mund ta shikojnë të gjithë përdoruesit e Scratch-it, fillimisht duhet të krijojmë një llogari duke përdorur menunë Join Scratch, si në figurën e mëposhtme. Për të krijuar llogarinë duhet të japim informacione, si: emri i përdoruesit, fjalëkalimi, datëlindja, gjinia, shteti dhe adresa e e-mailit.
Hapat e ndjekur në këtë rast mund t’i gjeni në CD-në bashkëngjitur këtij libri. Scratch-i mund të përdoret për të punuar në projekte të ndryshme, pa pasur nevojën e një lidhjeje në internet, duke instaluar editorin Scratch 2.0 në linkun: https://scratch.mit.edu/scratch2download/. Ky version është i përshtatshëm në Mac, Windows dhe disa versione të sistemit të operimit Linux.

 

 

Struktura e një projekti në Scratch

Fillimisht do të shpjegojmë strukturën e një projekti në Scratch. Janë dy lloje objektesh në Scratch:
Sprite-et dhe imazhi background, ku vendosen Sprite-et. Një sprite është një objekt. Për shembull, macja
me ngjyrë portokalli është një Sprite. Në figurën më poshtë është krijuar një projekt, i cili quhet Shembull
nga përdoruesi TIK10.
Pika 1 në figurën e mëposhtme tregon menunë e Scratch-it, e cila shërben për të ruajtur projektet, për
të fshirë ose dublikuar Sprite-et, për të parë projekte të ndryshme etj.
• Në pikën 2, me klikimin e rrethit të kuq, do të ndalohen të gjitha veprimet që po luhen deri më tani dhe me klikimin e flamurit jeshil do të ekzekutohen të gjitha veprimet që kanë bllokun.
• Në pikën 3 është zona në të cilën mund të shikohen të gjitha Sprite-et. Te zona New Sprite
mund të zgjedhim të shtojmë Sprite nga libraria në Scratch, vizatojmë Sprite të reja, ngarkojmë Sprite nga kompjuteri ose të ngarkojmë fotografi të realizuara nga kamera e kompjuterit.
• Në pikën 4 kemi mundësi të ndryshojmë mjedisin ku do të shfaqen Sprite-et, duke zgjedhur imazhet në librarinë që na ofron Scratch-i ose duke vizatuar një backgroud të ri. Mjedisi në Scratch quhet Backdrop.
• Në pikën 5 mund të zgjedhim kategoritë që do të përdoren si Scripts (skripte), Costums (kostume)
ose Sound (muzika). Çdo objekti në Scratch i bashkëngjitet një skript, i cili tregon si do të sillen ato
në kushte të caktuara. Çdo objekt ka kostume të ndryshme. Këto kostume ndryshojnë pamjen e një
objekti dhe mund të përdoren për të ndryshuar emocionet. Ndërsa te Sounds mund të zgjedhim muzikën që do të vendosim në projekt.
Pika 6 përdoret për të afishuar blloqet e skripteve që po ndërtojmë.
• Në pikën 7 mund ta shpërndajmë projektin online me të gjithë përdoruesit e tjerë.