Shpjegimi i zërave të planifikimit ditor (2)

Fusha: Shkruani fushën të cilës i përket lënda juaj (për shembull, fusha Shkencat e natyrës)

Lënda: Shkruani lëndën tuaj (për shembull: Kimi)

Shkalla: Shkalla në të cilën ju ushtroni profesionin tuaj (për shembull, në qoftë se jepni mësim në klasën e dytë – shkalla 1)

Klasa: Shënoni klasën në të cilën ju jepni kontributin tuaj si mësimdhënës.

Tema mësimore: Në këtë rubrikë, ju do të shkruani temën tuaj mësimore të planifikuar në planifikimin tremujor. P.sh. Tema mësimore: “Teoria atomike”.

 

Situata e të nxënit:

Për shembull: Situata e të nxënit: “Teoria mbi atomin në video-projektor”.

https://sites.google.com.site.meesimeinteraktivengakimia/home/struktura-atomike-teoritee-e-hershme-atomike

Mësuesi u kërkon nxënësve që në fund të orës të krijojnë një vijë të drejtë duke u vendosur njëri pas tjetrit në mënyrë kronologjike sipas evolimit të teorisë mbi atomin.

a.       Përkufizimi

  • Një situatë në të cilën do të ndërveprojë nxënësi. Situata është një bashkësi rrethanash, disa prej të cilave shërbejnë si burime për trajtimin e saj nga ana e nxënësit.
  • Një familje situatash ka karakter të përgjithshëm dhe përbëhet nga disa situata me veti të përbashkët

b.      Veprimet

  • Kategoritë e veprimeve që mund të kryhen nga nxënësit gjatë trajtimit të situatës.
  • Zbatimi i veprimeve – nënkupton përdorimin e burimeve, strategjitë, teknikat dhe metodat e trajtimit të situatës.

Për shembull: Teknika e Alfabetit të Njëpasnjëshëm

Mësuesi paraqet para nxënësve një dokumentar filmik që jep të dhëna për “Teorinë atomike”.

Kërkon nga nxënësit që të shfrytëzojnë më së miri këtë burim informacioni.

Realizon me nxënësit teknikën e “alfabetit të njëpasnjëshëm”. Për këtë qëllim, ka përgatitur për secilin nxënës një fletë pune, e cila përmban shkronjat e alfabetit të vendosura në një tabelë. Çdo nxënës shkruan në tabelën e alfabetit një term, një fjalë, një emër, të cilin e dëgjuan në materialin filmik ose për të cilin ndoshta kanë pasur njohuri apo informacion të mëparshëm.

Pasi secili e plotëson, e këmben alfabetin me shokun ngjitur dhe ky veprim përsëritet disa herë zinxhir për rreth 5 minuta. Në fund hartohet një tabelë e përbashkët me të gjitha termat e përmendura nga të gjithë nxënësit e klasës.

A

Atom

Anodë

Asnjanës

B

Bërthamë atomike

G

Grimca pozitive

Grimca negative

O

Oksigjen

P

Protone,

Pandashëm

D

John Dalton

Demokriti

E

Element

Elektron

Eksperiment

R

Radhërfordi

T

Teoria antomike

Tomson

U

Ujë

K

Komponime

Katoda

L
Gj Dh S

Simbol Kimik

M

Modeli i atomit

N

Neutrone,

Ngarkesë

J
Sh

Shkencëtar

Shkencë

Z

Zbulim i elektronit

V

Vogël

G

Grimcë

H

Hidrogjeni

F

Forma e ndryshme

Fletë ari

 

Trajtimi i mëtejshëm i situatës

  1. II) Empatia (Unë jam)

Nxënësit zgjedhin një nga shkencëtarët që panë në materialin filmik dhe e vënë veten në pozicionin e tij/saj në ato vite. Kështu, nxënës të ndryshëm do të përfaqësojnë figura të ndryshme. Ata çohen në këmbë dhe prezantohen para klasës:

Unë jam John Dalton

Unë jam Demokriti

Unë jam Thompson

Unë jam Radhërfordi

Duke përpunuar të gjitha të dhënat e nevojshme, secili prej tyre do të japë më pas informacione të hollësishme mbi veten dhe arritjet e tij në “Teorinë atomike”.

Unë jam Radhërfodi!

Pasioni im është studimi i lëndës dhe i ndërtimit të saj.

Gjatë studimeve të mia, jam mbështetur te punimet e të gjithë autorëve të tjerë. Vlerësoj shumë mendimet e fundit që ka dhënë Thompson. Kohët e fundit, në laboratorin tim në Manchester kam eksperimentuar duke bombarduar një fletë të hollë ari me rreze alfa.

Përmbledhtazi:

  • Në vitin 1909 arrita të përcaktoj mënyrën e vendosjes së grimcave në atom.
  • Duke analizuar të dhënat e eksperimentit, mendoj se në qendër të atomit ka grimca subatomike pozitive, të cilat përbëjnë bërthamën; hapësira e atomit përreth saj përmban kryesisht elektrone, të cilat janë grimca subatomike negative.
  • Bërthama e atomit është shumë e vogël dhe pothuajse përcakton të gjithë masën e atomit.
  • Në vitin 1932 u zbuluan neutronet, të cilat janë grimca subatomike pa ngarkesë.

Përmbyllja e situatës

Përvijimi i koncepteve

Nxënësit vendosen në radhë dhe plotësojnë mendimin mbi evoluimin e atomit.

Demokriti – John Daltoni – Thompsoni – Radhërfordi

Konkluzioni: Atomi është grimca më e vogël e lëndës që ndahet në protone, neutrone dhe elektrone

 

c.       Burimet:

  • burime vetjake (kognitive), trupore;
  • burime specifike;
  • burime të jash

 

d.      Vlerësimi

Saktëson:

  • tipin e trajtimit të pritshëm që situata të trajtohet realisht nga nxënësi dhe të pranohet nga të tjerët;
  • kriteret e vlerësimit të trajtimit komponent të situatës nga nxënësit.

 

Situata quhet e përfunduar kur nxënësit krijojnë vijën e drejtë duke u rreshtuar njëri pas tjetrit në mënyrë kronologjike sipas evoluimit të teorisë atomike.

 

Formati i situatës së të nxënit

Mësuesi merr parasysh:

  1. rezultatet e të nxënit;
  2. emërtimin e situatës;
  3. përshkrimin kontekstual të situatës;
  4. veprimet e kryera për trajtimin kontekstual të situatës;
  5. burimet (mjete, pajisje, burime të ndryshme, njohuri, aftësi paraprake të nxënësve);
  6. vlerësimin (kur është realizuar).

 

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore: përcaktojnë qartë shkallën e arritjeve të nxënësit në fund të një njësie mësimore. Rezultatet e të nxënit të fushës planifikohen duke u bazuar në kompetencat e fushës, ato përcaktojnë shkallën e përmbushjes së tyre dhe njëkohësisht edhe të përmbushjes së kompetencës kyç sipas së cilës lënda juaj kontribuon.

P.sh.: Jep konceptin mbi atomin dhe molekulën.

Shpjegon teorinë atomike sipas secilit shkencëtar.

Përshkruan në evolim zhvillimin e modelit të atomit në kohë të ndryshme.

Tregon ç’janë grimcat subatomike.

Përshkruan secilën prej grimcave subatomike.

 

Fjalët kyç: përcaktojnë terminologjinë që do të përdoret në një njësi të caktuar mësimore, në mënyrë që të përmbushen rezultatet e të nxënit.

P.sh.: Teoria atomike, molekulë, simbol kimik, grimca subatomike, teoria kinetike

 

Burimet: përfshijnë të gjitha materialet e nevojshme të cilat ju vijnë në ndihmë me informacion dhe ndihmojnë në përmbushjen e kompetencave. Këtu bëjnë pjesë: Wikipedia, teksti i nxënësit, atlase, enciklopedi, harta, mjete të ndryshme të laboratorit, projekte kërkimore (studime), banera të ndryshëm, fletëpalosje, revista, burime të ndryshme informacioni (INSTAT), prezantime PowerPoint-i, mjete audiovizuale (laptop, projektor, USB, aparat fotografik, Smart Board, CD, magnetofon etj.) ose materiale të ndryshme sipas profileve lëndore të nevojshme për përmbushjen e kompetencave.

  1. sh.: Teksti i kimisë.

Foto të atomeve të ndryshme

Video-projektor

CD

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurikulare

Ju do të paraqisni në këtë rubrikë lëndët me të cilat njësia juaj mësimore integrohet.

Gjuhët dhe komunikimi

Shkencat shoqërore

Fizikë

Teknologji e Informacionit dhe e Komunikimit

 

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve, kusht i domosdoshëm

Organizimi dhe planifikimi i orës së mësimit, i cili mund të përmbajë:

  • lidhjen e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve;
  • ndërtimin e njohurive të reja;
  • prezantimin dhe demonstrimin e rezultateve të

Mësuesi/ja bën kujdes që teknikat dhe metodologjitë që do të përdorë në orën mësimore të jenë në funksion të përmbushjes së rezultateve të të nxënit nga ana e nxënësve, si dhe në përputhje me nivelin moshor të tyre. Ato duhet të jenë në përputhje me kompetencat e njësisë mësimore dhe nxitëse për nxënësit.

 

Kriteret e përzgjedhjes së metodave mësimore

Së pari: duhet të zgjidhen në përshtatje me natyrën e lëndës, duke pasur parasysh edhe lëndët e tjera me të cilat integrohen njohuritë.

Së dyti: në përshtatje me vendin ku do të zhvillohet mësimi (në klasë, në kabinet, në laborator, në natyrë,në fabrikë, në muze etj.).

Së treti: në raport me moshën e nxënësve.

 

Për t’ju ndihmuar, po ju paraqesim klasifikimin e metodave.

Metodat e mësimdhënies klasifikohen në:

1. METODA ME NË QENDËR MËSUESIN

  • Shpjegimi ose Ligjërata
  • Prezantimi
  • Biseda, dmth. Pyetje dhe Përgjigje
  • Demonstrimi

 

2. METODA ME NË QENDËR NXËNËSIN

  • Teknikat dhe metodat e punës në grup dhe të punës në dyshe u japin mundësinë nxënësve që të realizojnë qëllimet mësimore duke bashkëvepruar me të tjerët.
  • Punë individuale, p.sh. kryerja, kërkimi, leximi, shkrimi.

 

Disa shembuj teknikash të punës në grup:

  • Mendo/krijo, puno në dyshe
  • Diskutimi i njohurive paraprake
  • Punë në grupe të vogla ose të mëdha
  • Grupet e ekspertëve
  • Kodimi i tekstit
  • Loja me role
  • Lexim, përmbledhje në dyshe

 

Teknikat dhe metodat e hulumtimit karakteristikë kryesore e këtij grupi metodash është: Hulumtimi i informacionit dhe nxjerrja e përfundimeve nga vetë nxënësit.

  • Projekti kërkimor
  • Vrojtimi
  • Ekskursioni
  • Studimi i rastit
  • Intervista
  • Pyetësori/Sondazhi

 

Metoda dhe teknika që zhvillojnë të menduarit krijues dhe kritik Metoda të zhvillimit të aftësive folëse (shprehëse)

  • Brainstorming
  • Parashikim me terma paraprakë
  • Karrigia e nxehtë
  • Dy të vërteta një gënjeshtër
  • D.M./çfarë di, çfarë kërkoj, çfarë mësova?
  • Seanca gjyqësore
  • Paneli
  • Pro dhe kundër

 

Metoda të zhvillimit të aftësive lexuese

  • INSERT (√, +, -, ?)
  • Harta e koncepteve
  • DRTA – (VLD / VLMD)

 

Metoda të zhvillimit të aftësive shkruese

  • Ditari dypjesësh
  • Kubimi
  • Diagrami i Venit
  • Kllasteri
  • Pesëvargëshi
  • Empatia
  • Esetë dhe shkrimet e lira
  • Shkrimi i shpejtë

 

Vlerësimi

Vlerësimi i Jashtëm

Ky term i referohet vlerësimit që bëhet nga autoritetet qendrore, rajonale dhe lokale të arsimit (MAS, AKP, IZHA, DAR/ZA).

 

Vlerësimi i Brendshëm

Realizohet nga mësuesit dhe drejtuesit e shkollës, në veprimtarinë e përditshme mësimore dhe edukative.

Vlerësimi është formues kur synon të informojë mësimdhënien dhe mësimnxënien, p.sh. cilat veprimtari të të nxënit apo veprimtari mësimdhënieje duhet të ndërmerren më pas….

 

Plani mësimor duhet të përcaktojë:

  • Çfarë vlerësimi i brendshëm apo i jashtëm do të ndodhë gjatë atij mësimi, dmth. pyetje me shkrim apo me gojë, përsëritje, vërejtje e aftësive, shënim i notës, vlerësim i prodhimit / produktit.
  • Si do të informojë ky vlerësim mësimdhënien dhe mësimnxënien, p.sh. përcaktimi i detyrave të reja, ofrimi i shpjegimeve shtesë.

 

Jepni shembuj:

1) a. Nxënësit do të shfaqin të nxënit e tyre duke iu përgjigjur një testi të shkurtër – mësuesi do t’u japë menjëherë përgjigjet.

 

  1. Nxënësit do t’i vendosin notën punës së njëri-tjetrit në dyshe, duke iu referuar competencave të synuara dhe skemës së notave nga 1 deri në 10.

 

  1. Mësuesi do të vëzhgojë aftësitë gjatë ligjëratës për të parë nëse po përparojnë kompetencat.

 

2) Në varësi të rezultateve të reagimit të nxënësve, mësuesi do të planifikojë seancën e re mësimore.

 

 

 

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE                                                                  DT.        /        /       

 

 

Fusha:

 

Lënda:

 

Shkalla:

 

Klasa:

Tema mësimore: Situata e të nxënit:
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore: Fjalët kyç:
Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurikulare:
 

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve:

Organizimi i orës së mësimit:
Vlerësimi:
Detyrat dhe puna e pavarur: