Si të vendosim një dokument Word në HTML

Gjuha HTML

HTML (shkurtim i Hypertext Markup Language) është bashkësi kodesh të përdorura për të ndërtuar faqet web. Mundëson ndërtimin, ndryshimin dhe mirëmbajtjen e faqeve në World Wide Web. WWW ose web është një bashkësi serverash ku publikohen sasi të mëdha dokumentesh.
HTML-ja përdoret për të krijuar dokumente elektronike që mund të lexohen në sisteme të ndryshme duke përdorur software të quajtur browser (shfletues).
Shfletuesi përkthen kodet HTML në një pamje në ekran.

Teknikisht, dokumente janë kodet aktuale të HTML-së, ndërsa faqja është ajo që duket pasi përpunohet nga shfletuesi.

 

Importimi i skedarëve .docx në HTML

Në ditët e sotme kërkohet shpërndarja e dokumenteve në internet. Ndër to është dhe shpërndarja e
skedarëve Word. Dërgimi i skedarëve Word me postë elektronike është një metodë. Metoda tjetër është
me vendosjen e dokumentit Word në HTML, pra në faqet e internetit. Që kjo metodë të funksionojë,
duhet që skedarët Word të ngarkohen në serverat online që kanë adresa IP (Internet Protocol) statike dhe të aksesohen publikisht nga përdoruesit. Adresat IP paraqiten me shkronja, që quhen Domain. Mund të themi se skedarët Word do të jenë të ngarkuar në një folder të një domaini, si për shembull: https://
www.shkollaime.al/dokumenti.docx, ku shkollaime.al është domaini dhe skedari dokumenti.docx ndodhet i ngarkuar në serverin (Hostin) e atij domaini.

Ka disa opsione për administruesit e website-ve që duan të shpërndajnë informacione të caktuara, të cilat janë të stërgjatura për përdoruesit e web-it. Një nga opsionet është krijimi i një linku që të drejton në vendodhjen e skedarit, në mënyrë që përdoruesit mund të shkarkojnë dosjen.