Siguria kibernetike

Struktura e mësimit 1.3 TIK

    - dallon sulmet dhe kërcënimet që mund të hasen në rrjet;
    - zbulon disa mënyra për të mbrojtur kompjuterin.
    -vlerëson sigurinë kibernetike dion Sample Description
sulme, hacker, përditësim, fjalëkalim.
Tashmë interneti është bërë pjesë e pandarë e jetës sonë. Por sa të sigurt ndihemi në botën virtuale?
Identifikon rrezikun që mund të hasen në një rrjet, si dhe identifikon mënyrat për të mbrojtur kompjuterin.
    1. Cilat janë llojet e sulmeve?
    2. Listoni disa nga mënyrat që mund të mbrohet një kompjuter.
    3. Cilat nga mënyrat e mbrojtjes zbatoni ju në kompjuterat tuaj?
    4. Kërkoni në internet mbi shembuj të ndryshëm të sulmeve kibernetike.

1.3 Siguria kibernetike

Sulmet
Një sulm mbi një sistem kompjuterik përcaktohet si “një mundësi potenciale e rrezikshme që mund të ketë një efekt të padëshirueshëm mbi asetet dhe burimet që janë lidhur me sistemin kompjuterik.”
Sulmet nga jashtë
Në këtë rast ndërhyrësi nuk është i autorizuar të përdorë as kompjuterin, as të dhënat apo programet e
ndryshme. Si shembull për të ilustruar këtë rast mund të marrim një punonjës të një organizate që do të
aksesojë intranetin privat të një kompanie rivale në mënyrë që të përvetësojë informacione nga baza e të
dhënave.
Sulme të brendshme
Në këtë rast ndërhyrësi është i autorizuar të përdorë kompjuterin, por nuk është i autorizuar të përdorë të dhënat apo programet e ndryshme. Si shembull për të ilustruar këtë rast mund të marrim një punonjës të një organizate që ka akses te intraneti i kompanisë me anë të lidhjes në distancë ose nga terminali i zyrës.

Disa mënyra që të mbroni kompjuterin nga sulmet
1 Instalimi i programeve antivirus dhe përditësimi i (update) tyre

2 Përditësimi i sitemit të operimit shpejt dhe shpesh

3 Përforcëcimi i Wi-Fi

4 Largimi i aplikacioneve të papërditësuar

5 Kujdesi me fjalëkalimet

6 Aktivizimi i opsioneve shtesë për autentifikim
Google-two-step-verification1

7 Largimi i pajisjeve hardware-ike

8 Siguria në rrjetet sociale

9 Të tregojmë kujdes