Sistemi i drejtimit

Sistemi i drejtimit përbëhet kryesisht nga:

  • Boshti i komandimit (i timonit)
  • Grupi i timonit
  • Transmisioni i mekanizmit të drejtimit(Mekanizmi i kthimit)

 

BOSHTI I KOMANDIMIT ( I TIMONIT )

Boshti i komandimit shërben që të rrotullojë timonin drejt grupit të tij dhe siguron fiksimin e boshtit kryesor me trupin. Pjesa e sipërme e boshtit kryesor të timonit është e dhëmbëzuar dhe ka formë konike dhe timoni është i montuar me bulon.

Boshti i TIMONIT është i pajisur me mekanizmin për thithjen e energjisë, e cila shërben për të thithur forcën shtytëse që mund të përdoret kundër drejtuesit të automjetit në rast përplasjeje. Boshti montohet në trupin e makinës nëpërmjet mbajtëses së asksit të sipërm të timonit në mënyrë që të mos thyhet gjatë një aksidenti Boshti kryesor i timonit në disa automjete përbëhet nga një numër mekanizmash kontrolli të drejtimit: p.sh mekanizmi i këndit maksimal të prerjes së timonit, që bllokon plotësisht boshtin kryesor; mekanizmi i drejtimit (timonit) me pjerrësi, që lejon drejtuesin e automjetit të regjistrojë timonin vertikalisht; mekanizmi i drejtimit teleskopik, që lejon drejtuesin të ndryshojë gjatësinë e boshtit të komandimit me lehtësi në mënyrë që të përftohet një pozicion sa më i mirë për drejtimin e automjetit, etj.

Grupi i timonit

Ingranazhet në sistemin e grupit të timonit jo vetëm drejtojnë rrotat e pëparme, por njëkohësisht shërbejnë edhe si reduktorë shpejtësie, duke zvogëluar forcën e rrotullimit të timonit dhe duke rritur në këtë mënyrë momentit rrotullues.Pra behet fjale per nje raport transmisioni,qe merr kuptim ne te gjithe llojet e transmetimit me ane te mekanizmit te kthimit,tipit kremalier me pinjon,burme me sfera riqarkulluese,etj.(fig.2,a.b.). Raporti i transmisionit në sistemin e tipit me sferë riqarkulluese gjendet nëpërmjet përpjestimit të sasisë së rrotullimit të timonit me sasinë e lëvizjeve të krahut, kurse të tipit kremalier – pinjon gjendet nga përpjestimi i sasisë së rrotullimit të timonit me këndin e drejtimit të rrotave të përparme.

   Fig.2.  a.Tipit me burme me sfera                   b. Tipit me kremaliere

Sistemi i levave ( Trapezi i kthimit)

Sistemi i levave përbëhet nga boshte dhe krahë, të cilat transmetojnë lëvizjen e grupit të timonit në rrotat e përparme. Eshtë e rëndësishme që lëvizja e timonit të drejtojnë rrotat e përparme në çdo moment pavarësisht nga tronditjet e automjetit apo pengesat (fig.3)

 

Fig.3. Sistemi levave me aks(asali,ura e pare) i palevizshem

Servotimoni

Servotimonit është i pajisur me depresion hidraulik dhe shërben për të reduktuar forcën e drejtimit (forcë e ushtruar nga shoferi ne timon). Ndertimi i një sistemi të tillë Servotimoni zvogëlon forcën e drejtimit, kur automjeti lëviz me shpejtësi të vogël dhe e regjistron forcen e drejtimit në nivelin e duhur, kur automjeti lëviz në shpejtësi mesatare dhe të lartë.

 

Tipet e Sistemeve të Servotimonit

 

  1. Tipi Integral

 

Tipi integral është i pajisur me një valvol kontrolli dhe një piston i cili vendoset në kutinë e grupit të ingranazheve. Kjo kuti në vetvete është tipi me sfera qarkulluese.

Siç tregohet edhe në figurë, mekanizmi i sistemit të servotimonit të tipit integral përbëhet nga rezervuari i vajit, pompa hidraulike, valvula e kontrollit, pistoni, grupi i timonit dhe tubat fleksibël që transmetojnë vaj (fig.4)

Fig.4. Kutia e grupit te ingranazheve te servotimonit  tipit integral

Pompa hidraulike

Pompa hidraulike shërben për të krijuar presionin hidraulik dhe rezervuari, i montuar sipër pompës, qëndron gjithmonë i mbushur me vaj specifik dhe niveli i tij duhet të kontrollohet periodikisht, pasi kjo eshte shume e rendesishme. Sasia e vajit në sistemin e servotimonit nuk ndryshon, vetëm në rastet kur ka rrjedhje (fig.5)

Fig.5. Pompa Hidraulike e servotimonit

 

Punoi materialin Ing.Vojsava Delilaj