Tabelat njëdimensionale

Koncepti i vektorit dhe deklarimi i tij

Vektori (ose tabela njëdimensionale) është një bashkësi elementesh të të njëjtit tip, të vendosura në mënyrë të njëpasnjëshme në kujtesë. Secili prej tyre mund të aksesohet me anë të një indeksi
në lidhje me emrin e vektorit.
Ne mund të ruajmë pesë vlera të tipit int në një tabelë pa qenë e nevojshme të deklarojmë 5 variabla të ndryshme.

 

Inicializimi i vektorëve

Kur deklarojmë një vektor lokal, ai do të ketë vlera të papërcaktuara nëse nuk inicializohet ose derisa të
ruajmë vlera në të. Nëse e deklarojmë global, elementet e tij do të inicializohen me 0.
Në të dyja rastet kemi mundësi ta inicializojmë vektorin në momentin e deklarimit, duke i dhënë vlerë çdo elementi të tij brenda kllapave gjarpërushe { }.

 

Shembull 
Jepet vektori V me N elemente. Të lexohen elementet e tij nga tastiera dhe të gjendet elementi më i madh i tij.

#include <stdio.h>
#include <conio.h>
int main ()
{
const int N=5;
int V[N],i, max;
printf (“Fut elementet e vektorit:”)
for ( i=0 ; i<N ; i++ )
{
scanf (“%d”, &V[i]);
}
max=-10000;
for ( i=0 ; i<N ; i++ )
{
if (V[i]>max)
max=V[i];
}
printf (“Elementi më i madh është %d”, max);
getch();
return 0;
}

Në këtë shembull, madhësia e tabelës është deklaruar konstante. Vektori është mbushur me vlera që futen nga përdoruesi në for-in e parë. Kemi marrë një variabël max, të cilin e kemi inicializuar me një vlerë shumë të vogël.
Çdo element i vektorit krahasohet me këtë vlerë dhe nëse është më i madh, atëherë do t’i jepet variablit max. Pasi kemi kontrolluar të gjithë tabelën, jemi të sigurt që te max është vlera më e madhe e elementeve të saj. Një nga afishimet e mundshme të ekzekutimit të këtij programi është:

Kur përdoruesi do vektor me më shumë vlera, mjafton të ndryshojë vlerën e konstantes N nga 5, në vlerën e dëshiruar.