Të jesh prind në edukimin e fëmijës

Ne nje kohe te trazuar qe po jetojme nuk ka sesi edhe nje femije te mos demostroje qarte dukurite e kesaj katrahure shoqeri – shkolle. Nuk eshte i lehte profesioni i prindit, madje nje pjese e kane shnderruar kete profesion ne pune part time dhe kjo ka pasojat e veta. Çuditërisht prindi e gjen kohën për ndeshje sportive, telenovela, takime me shoqërinë, por nuk gjen kohën e mjaftueshme për t’u ulur dhe biseduar me fëmijën e tij, për problemet e mundshme që mund të ketë fëmija apo dhe për të lexuar një manual të thjeshtë për ndryshimet psiko-fizike të fëmijës gjatë moshës shkollore, që t’i shërbejë si ndihmës për dialogimin me fëmijën e vet. E në këtë mosangazhim të prindit me fëmijën mos vallë mban përgjegjësi institucioni i shkollës? Në qoftë se fëmija pas shkollës e shpenzon kohën duke u argëtuar, apo duke u angazhuar pak apo aspak me leximin si kushti i parë dhe esencial për të mësuar dhe ditur, mos vallë është sërish përgjegjësia e institucionit të shkollës? Institucioni i shkollës ka për detyrë të kryejë me përgjegjshmëri të plotë detyrat e tij, përkundrejt nxënësve, por ky institucion nuk mund t’i ofrojë lidhjen e munguar emocionale me prindin, pasi kjo e fundit është çështje ekskluzive midis prindit dhe fëmijës. Institucioni i shkollës nuk mund të shndërrohet në hije për nxënësin, pasi secili duhet të realizojë përgjegjësitë që i takojnë. Mirëpo prindërit, duke u ndjerë të pafuqishëm përballë dinamikës së zhvillimeve dhe duke iu konformuar atyre, mendojnë se institucioni i shkollës nuk bën sa duhet për të vendosur në binarë fëmijët e tyre. Fëmija duhet ndihmuar për të realizuar vetveten dhe potencialet e tij përmes modeleve pozitive dhe nuk ka model më pozitiv sesa modeli familjar. E mirëkuptojmë edhe atë pjesë prindërish të cilët me sakrifica përballojnë jetesën, por sido që të jetë, mbështetja prindërore, emocionale dhe materiale për fëmijën nuk duhet të bjerret asnjëherë në qoftë se prindi dëshiron të ketë një fëmijë të suksesshëm në procesin e arsimimit dhe edukimit.Mirepo cpo ndodh sot? Femija sot eshte i bombarduar nga modele aspak pozitive. Ai njeh me mire kush eshte politikani me i pasur, cfare kultivohet me shume ne kete vend, kush jane markat me te fuqishme te makinave, si te behesh milionere dhe informacionin me te sakte e kane se ku i punojne prinderit shokut te klases apo lagjjes. E trishte. Cfare ndodh ne Zvicer ? Çdo shkollë organizon takime informative për prindërit. Problemet individuale – vështirësitë në shkollë, promovimet. do të diskutohen, varësisht nga rasti, së bashku me mësuesin / ose, inspektoratin shkollor. Prindërit janë të detyruar me ligj për të bashkëpunuar me shkollën dhe të jenë pjesëmarrës në zgjedhe të rasteve në shkollës.Ne shumë komuna ekzistojnë për ketë klube dhe shoqata të prindërve, Këto prindërit i mbështesin gjatë bashkëpunimi më shkollat. Nuk po e shoh me te kete fuqi si dikur Komiteti i prinderve. Ka mungese bashkepunimi dhe organizimi ndermjet tyre dhe kjo i hap rrugen abuzimit te projekteve dyshuese neper shkolla. Sipas nje studimi ne Amerike nje shkolle funksionon mire dhe eshte e pavarur kur ka:
Komunikim të brendshëm të mirë dhe struktura konsultative të sakta.
Përfshirje të prindërve dhe komunitetit në veprimtaritë arsimore.
Materialet dhe stafi përdoren me kujdes dhe janë të orientuar nga qëllime të qarta.
Ka një sistem administrativ dhe procedura për përdorim.
Ka një politikë të caktuar për trajnimin dhe kualifikimin e stafit
Siguron, monitoron dhe promovon cilësinë që arrin. Nga pikëpamja sociale është e qartë se prania e prindërve në jetën e brendshme të
shkollës krijon siguri, mbështetje dhe mbrojtje për fëmijët-nxënës.Po ashtu kjo marrëdhënie ndikon fort në krijimin e sjelljeve dhe vlerave të duhura qytetare.Fëmijët-nxënës ndjehen më të
përgjegjshëm .Nga këndvështrimi pedagogjik dhe i teorive të edukimit, prindërit në shkollë mund të
shfrytëzohen si burime të vërteta reale, njohjeje dhe shkencore.Studiuesit evidentojnë se në varësi të cilësisë së
kontributit të prindërve mund të themi se është ose jo cilësor dhe menaxhimi apo shërbimi që zbaton ose ofron shkolla. Suksesi i një shkolle varet shumë nga përfshirja dhe bashkëpunimi i prindërve në jetën dhe funksionimin e saj.Kjo tashmë nuk është një tezë apo pikepamje por realiteti i provuar. Dhe deri atehere ne do te mbetemi nje shkolle dhe mjedis familjar problematik.