Teknikat të raportimit dhe dokumentimit

Organizimi i sistemit të kontabilitetit dhe raportimit financiar

  • Përdorimi në gjuhën e përditëshme  e termit “Raportoj” e cila na shoqëron gjatë gjithë ciklit të jetës sonë.
  • Nëpërmjet saj kuptohet një punë informative ( zakonisht e të shkruarit , të folurit etj) bërë me qëllimin e veçantë të përcjelljes  apo paraqitjes së informacionit për ngjarje të caktuara.
  • Raportete e shkruara janë dokumente të cilat paraqesin një përmbajtje të spikatur në një audiencë të veçantë. Audienca mund te jetë publike ose private.

Paraqitja e raportit

  • Hyrje
  • Metodat
  • Rezultatet dhe
  • Diskutim

Kjo strukturë është standarte për cdo fushë sepse ajo pasqyron publikimin tradicional të kërkimit shkencor dhe therret moralin (etikën) dhe besueshmërinë e kësaj disipline.

Forma ndryshme raporti

Raportet nuk janë të derytuar të ndjekin vetëm mmodele standarte por ato mund të kenë edhe elemente shtesë për të bindur lexuesit duke përfshirë:

  • Lista
  • Figura
  • Grafikë
  • Foto
  • Stojca dhe faqe Interneti

Nocioni dhe objektivi i raportimit financiar

Raportimi financiar paraqet ofrimin e informacionit cilësor financiar, përmes pasqyrave financiare dhe raporteve të veçanta, për një periudhë të caktuar kohore apo për periudhën kontabile e që mbështet marjen e vendimeve afariste.

Raportet financiare janë produkt i fundit i sistemit të kontabilitetit.

Objektivi i raportimit financiar është të sigurojë informacion rreth njësisë ekonomike raportuese për performancën financiare dhe pozicionin financiar e që është e dobishme për një gamë të gjerë të përdoruesve për vlerësimin, administrimin, menaxhimin e njësisë ekonomike dhe joekonomike dhe për marrjen e vendimeve ekonomike, financiare dhe menaxheriale.

Qëllimi i raportimit financiar

  • Prezantimi i informacionit financiar
  • E drejta për të qenë i informuar
  • Informacioni si e drejtë publike
  • Të gjithë të interesuarit kanë mundësi të marin informata nga pasqyrat financiare të publikuara
  • Informacioni kontabël (të dhënat), janë publike dhe paraqesin
  • Përgjegjësi dhe
  • Transparencë

Raportimi financiar realizohet përmes pasqyrave të publikuara financiare që kanë për qëllim ofrimin e informatave rreth:

  • Pozitës financiare,
  • Rezultateve të veprimtarisë,
  • Rrjedhën e parave (cash flow)
  • Ndryshimeve në ekuitet, dhe
  • Shpalosjes së politikave kontabile apo shënimeve sqaruese.
  • Informacioni kontabël u shërben përdoruesve të brendshëm dhe të jashtëm (të gjithë atyre të cilat kanë interes për të njohur gjendjen financiare të biznesit apo organizatës së caktuar).

Që të përmbushet ai detyrim, menaxhmenti mbështetet tek:

  1. Sistemi i brendshëm i kontrollës së besueshme;
  2. Veprimet e mbështetura në politikën formale të cilën duhet ta zbatohen në organizatë; dhe
  3.  Funksionimi i auditimit të brendshëm

Raportimi

Raportimi bënë që ju të qëndroni të lidhur me ekipin tuaj dhe kjo është arsyeja pse fokusi juaj i menjëhershëm duhet të jetë me kolegët tuaj dhe të ndiqni dinamikën e ekipit.

Problemet

Shumica e Drejtuesve sot përballen me mbingarkesën e Informacioneve ose me mungesën e Informacionit. Shumë rrallë kemi një informacion të detajuar në detaje në momentin e vendimarrjes. Çfarë shohim me shpesh është se menaxherë  nguten për të respektuar datën sesa faktet dhe të dhënat që marrin.Raportimi nga stafi juaj vlejnë shumë për të marrë vendim-marrje të shpejtë dhe të saktë.

Për të përmisuar punën e ekipit tuaj duhet të ndiqni 6 hapat si më poshtë:

Hapi 1: Zbuloni proçesin e lehtë raportimit

  • Ide

Diçka interesante që duhet ndare mes kolegeve dhe eprorit

  • Planet

Qëllimet Objektivat ajo që do të bëni gjatë kësaj jave apo periudhe afatshkurter

  • Planet për ardhmen

Në të ardhmen ajo që unë do të bëj më vonë ose pwr njw periudhw afatmesme

  • Problemet

Sfidat ,pyetje e vonuar ose problemet

  • Progresi

Rezultatet, arritjet çfarë u bërë javën e kaluar

Hapi 2: Nxirrni objektivat për ekipin tuaj

A e dini që duke pasur një raport  të veçantë për të kontrolluar mbi statusin e progresin të punëve të stafit tuaj  shanset e realizimit të objektivit tuaj do të rriten në 95%?

Hapi 3: Planifikimi i Planeve ardhshme

Krijoni mundësin që punonjësit tuaj të raportojnë rreth 5-7 gjërave  më të rëndësishme që duhet të arrijnë këtë javë.

Hapi 4: Ndiqni progresin e punonjësve tuaj

Pyesni punonjësit tuaj në lidhje me gjërat kryesore të arritura gjatë  javës së mëparshme dhe statusin e punëve të mbetura në progres.

Hapi 5: Zbuloni problemet përballen punonjësit tuaj

Krijoni mundësin e punonjësve  tuaj të raportojnë në lidhje me sfidat me të cilat janë përballuar gjatë javës.

Hapi 6 : Përdorimi i paisjeve për raportim

Përdorni programe raportimit paisje informatke dhe teknologjine  për të kursyer kohë në marrjen e informacionit.

Stresi dhe puna nën presion

Me sa qejf shkojmë punë cdo ditë javës

Çdo thotë punë e shëndetshme?

ØPunë e shëndetshme do të thotë kur presioni (stresi) ndaj punonjësve është  i përshtatshëm dhe në përputhje me kapacitetin dhe burimet e tyre, me sasinë e kontrollit që ata kanë mbi punën e tyre, dhe se sa mbështetje  marrin në punë nga njerëz që kanë rëndësi për ta.

Me punë të shëndetshme nuk duhet të kuptojmë vetëm ambjente të mira të zyrave apo godinave ku punojmë, por promovim të vlerave, mbështetje dhe sa më pak presion.

Çfarë na shkakton stres punë?

Kur  punonjësit përballen me kërkesa në punë të cilat janë përtej kapacitetit të tyre për ti kryer.

Stresi ndodh në një gamë të gjërë rrethanash gjatë punës, por shtohet edhe më shumë kur punonjësit vënë re se kanë pak mbështetje nga shefat ose kolegët e punës.

Ka shpesh një konfuzion mes presionit, nxitjes apo stresit dhe  ndonjëherë kjo përdoret për të justifikuar praktikën e keqe të menaxhimit.

Presioni dhe Stresi

Presioni në vendet e punës është i pashmangshëm për shkak të mjedisit të punëve bashkohore. Presioni perceptohet si i pranueshëm nga një individ, madje mund të mbajë punëtorët vigjilent, të motivuar, të aftë për të punuar dhe mësuar, në varësi të burimeve në dispozicion dhe karakteristikave personale.

Megjithatë, kur presioni është i tepruar kthehet në STRES.

Faktoret mund shkaktojnë stres punë?

Faktorët e rrezikut lidhen së tepërmi me :

  • Përmbajtja e punës:  (Monotonia, stimulimi ulët, detyrat e pakuptimta, mungesa e shumëllojshmërisë së punëve, etj)
  • Ngarkesa në punë dhe ritmi i punës (shumë ose pak punë për të bërë, puna nën presionin e kohës)
  • Pjesmarrja dhe kontrrolli (mungesa e pjesmarrjes në vendimarrje, mungesa e kontrollit mbi proceset e punës)
  • Oraret e punës (strikte, jo fleksibël, të zgjatura dhe jo sociale, të paparashikueshme, pa një plan të qartë)
  • Roli në organizatë ( rol i paqartë ose kondradiktor)
  • Mardhëniet ndërpersonale (pakujdesi apo mbështetje e pakët e supervizorëve, marrëdhënie jo të mira me kolegët, ngacmimi ose dhuna, puna e izoluar ose e vetmuar)
  • Kultura e organizimit( komunikimi i dobët, udhëheqja e dobët, mungesa e rregulave të sjelljes, mungesa e qartësis rreth objektivave, strukturat dhe strategjive të organizatës)
  • Balanca punë-jetë (kontradiktë mes kërkesave dhe nevojave të punës dhe atyre në shtëpi, mungesa e mbështetjes për problemet personale në punë, mungesa e mbështetjes për problemet e punës në  shtëpi)

Si  të punoni të qetë?

Stresi nga puna në zyrë po kthehet në një sëmundje të vërtetë, që mund të çojë deri në nervozizëm apo gjendje depresioni.
Për te evituar këto pasoja, është shumë e rëndësishme të punohet në një ambient pune qetësues.
Ambienti i punës është, pas shtëpisë, vendi ku kalojmë pjesën më të madhe të kohës. Puna në një ambient të rehatshëm i bën punonjësit më të disponueshëm dhe më pak të shqetësuar. Mbi të gjitha, është vërtetuar se qetësia në vendin e punës rrit dhe produktivitetin.

Këshilla

  • Personalizoni zyrën
  • Mbajini gjërat rregull
  • Mbani vazo me lule
  • Dëgjoni muzikë bukur
  • (herë pas here) Izolohuni
  • Ndriçoni sa mirë hapësirat
  • Ndryshoni  ambjent ,levizni nga tavolina e punës dhe diskutoni me kolegët tuaj.