Template-t dhe objektet e Access-it

Struktura e mësimit 2.2 TIK

    - koncepton objektet e bazave të të dhënave, si: tabelat, format, query-t dhe raportet;
    - krijon dhe dizenjon tabelat në Access.
tabela, query-t kërkesat, formularët, raportet, rekordet, kolonat.
Notat e nxënësve hidhen në një regjistër në formë tabele. Kur regjistrohemi në shkollë apo kryejmë një vizitë mjekësore plotësojmë një formular. Kur bëjmë një blerje, marrim një faturë dhe në këtë rast kemi parë një raport. Si dhe ku përpunohen këto të dhëna?
Aftësohet në përdorimin e objekteve të Access-it dhe kryesisht në krijimin dhe dizenjimin e tabelës.
    1. Cilat janë objektet e Accessi-t? Përshkruajini shkurtimisht ato.
    2. Cilat janë disa nga tipat e të dhënave në Access?
    3. Çfarë duhet të kemi parasysh në dizenjimin e një tabele?
    4. Ndërtoni një tabelë që ruan emrat dhe të dhënat e shokëve/shoqeve tuaja.
    5. Çfarë tipi të dhëne do të përcaktonit për numrin e telefonit? Argumentojeni atë.
    6. Çfarë është një shabllon? Përse përdoret ai? Krijoni një shabllon.

2.2 Template-t dhe objektet e Access-it. Krijimi i tabelave

Tabelat (Tables) janë të organizuar në kolona dhe rreshta. Rreshtat njihen si rekorde (records) ndërsa kolonat si fusha (fields). Çdo pjesë informacioni në një fushë ka të njëjtin tip. Rekordi është njësia e informacionit. Tabelat janë të mira për ruajtjen e informacioneve që kanë lidhje midis tyre.
Formularët përdoren për të shtuar, modifikuar dhe shikuar rekordet. Shpeshherë kemi plotësuar formularë në raste të ndryshme, p.sh. kur kryejmë një vizitë mjekësore ose regjistrohemi për në shkollë. Arsyeja pse format përdoren aq shpesh, është se ato janë një mënyrë e lehtë për t‘i udhëzuar njerëzit drejt futjes së të dhënave në mënyrë korrekte. Kur hedhim informacione në një formë, të dhënat shkojnë në një ose disa tabela.
Query-t janë një objekt i cili shërben për të kërkuar, filtruar, llogaritur, ndryshuar e renditur të dhënat e
ruajtura në tabela. Të ekzekutosh një query është e njëjtë si të bësh një pyeje në bazën e të dhënave.
Raportet (Reports) japin mundësi të paraqesim të dhënat nga një tabelë ose query në një format të printuar.
Nëse kemi marrë një faturë kur kemi bërë një blerje atëherë kemi parë një raport.

Krijimi i tabelave
Tabelat janë bërthama e bazave relacionale të të dhënave. Zhvillimi i bazës së të dhënave fillon me krijimin e tabelave në të cilat ruhen të dhënat. Krijimi i kujdesshëm i strukturës së tabelave mund të kontribuojë dukshëm në ekzekutimin efikas të programit dhe në të kundërtën, dështimin e tij. Në Access ekzistojnë
shumë mjete për krijimin dhe adaptimin e tabelave, të cilat mund të ndihmojnë në mbushjen më të lehtë të
tabelës me të dhëna dhe nxjerrjen më të lehtë të tyre. Në këtë mësim përpunohet dizenjimi dhe struktura
e tabelave.
Tabela është një përmbledhje e të dhënave për një objekt siç janë të dhënat e nxënësit, punonjësit,
produktet etj. Çdo rekord përmban informacion rreth një njësie individuale, si për shembull të dhënat e
një nxënësi. Tabela përbëhet nga kolonat të cilat quhen fusha (Fields) dhe rreshtat të cilat quhet rekorde
(records). Për të krijuar një bazë të dhënash veprojmë në këtë mënyrë: Zgjedhim një kategori model (template), ose klikojmë mbi Blank database. Emërtojmë bazën së të dhënave e cila përfundon me prapashtesën .accdb dhe më pas klikojmë butonin Create për të krijuar një bazë të dhënash boshe.

blank database

Duke qenë se është shumë i rëndësishëm përcaktimi i tipit të të dhënave të secilës fushë do të përdorim
tab-in Create ku do të klikojmë butonin Table Desing në rubrikën Tables.
Dizenjimi i një tabele

tempalte 3