Tiparet e gjuhës PHP dhe avantazhet e saj në web

Tiparet e gjuhës PHP

Ajo ka tri karakteristika kryesore:
1- e pavarur nga platforma (cross-platform), do të thotë që kodi PHP mund të
ekzekutohet në disa sisteme shfrytëzimi, të tilla si: Windows, Linux, Unix, Mac;
2- e ndërthurur në HTML (HTML-Embedded), do të thotë që kodi PHP mund të
ndërlidhet me kodin HTML;
3- server-side, do të thotë që kodi PHP ekzekutohet në web server.

Një skript në server është një instruksion që përpunohet nga serveri dhe gjeneron HTML. Një faqe HTML e thjeshtë nuk përpunohet në server, por dërgohet në shfletues dhe përpunohet prej tij.
Nga ana sintaksore, PHP-ja është e ngjashme me gjuhën C, Java dhe Perl.

 

Avantazhet e përdorimit të PHP-së

Disa nga avantazhet e PHP-së janë:
− kodi është i përqendruar;
− kodi është i mbrojtur dhe klienti ka akses në të;
− në server bëhen të gjitha veprimet dhe më pas i kthehen përdoruesit;
− të gjitha ndryshimet që bëhen në kod, shikohen nga të gjithë në të njëjtën kohë;
− është e thjeshtë për t’u mësuar;
− përkrah bazat e të dhënave më popullore, të tilla si: MySQL, PostgreeSQL, SQL Server, Oracle etj.

 

Integrimi i PHP-së në HTML

Shembulli i mëposhtëm paraqet një formë të thjeshtë në HTML, e cila ka dy fusha text për emrin dhe
adresën e email-it dhe një buton Konfirmo.

<html>
<body>
<form action = “regjistrim.php” method = “post” >
Emri: <input type = “text” name = “emri” > <br>
Email: <input type = “text” name = “email” > <br>
<input type = “submit” value = “Konfirmo”>
</form>
</body>
</html>

Kur përdoruesi plotëson formën e mësipërme dhe klikon butonin Konfirmo, të dhënat e formës dërgohen
për procesim në skedarin PHP, të quajtur regjistrim.php. Të dhënat do të dërgohen duke përdorur metodën
POST. Për të shfaqur të dhënat që ka vendosur përdoruesi, do të përdorim echo. Kodin në PHP do ta
vendosim midis <? dhe ?>
$_GET ose $_POST – përmbajnë një listë të të gjithë emrave të fushave dhe vlerave të dërguara nga një
formë duke përdorur metodën GET ose POST.

Skedari regjistrim.php do të ishte si më poshtë:
<html>
<body>
Përshëndetje <?php echo $_POST[“emri ]; ?><br>
Adresa juaj e email-it është: <?php echo $_POST[“email”]; ?>
</body>
</html>