Variablat dhe konstantet. Tipat e të dhënave

 

Tipat bazë të të dhënave

Të gjitha informacionet që procesohen nga një kompjuter quhen të dhëna. Ekzistojnë tipa të ndryshëm të
dhënash. Një tip të dhënash është një klasifikim që i bëhet të dhënave në varësi të llojit të tyre. Tipi i të
dhënave përcakton:
▪ vlerat e mundshme për atë tip;
▪ veprimet që mund të kryhen mbi atë tip të dhënash;
▪ mënyrën se si të dhënat e atij tipi ruhen në kujtesë.
Tabela e mëposhtme përmbledh tipat bazë të të dhënave në gjuhën C dhe jep shembujt përkatës.

 

Zona e njohjes së variablave

Variabli mund të jetë global ose lokal. Variabli global deklarohet në trupin kryesor të kodit burim, jashtë të gjitha funksioneve. Ai mund të aksesohet kudo, ndërsa variabli lokal deklarohet në trupin e funksionit ose në një bllok dhe njihet vetëm brenda tij. Zona e njohjes së tyre është që nga pika e deklarimit e deri në fund të funksionit ose bllokut. Kur deklarojmë një variabël lokal, vlera default e tij është e papërcaktuar.

 

 

Konstantet

Konstantet janë shprehje me një vlerë fikse, të pandryshueshme. Ato mund të jenë: numra të plotë, numra me presje dhjetore, karaktere e stringje.

Shembuj
50                  // konstante numër i plotë
3.14159         // numër me presje
‘x’                   // konstante karakter
“Gjuha C”     // konstante string